Victoria Beckam në linjë telefonike me mjekët dhe infermierët, i falënderon për punën e palodhshme

Mediale Vip

Victoria Beckam në linjë telefonike me mjekët dhe infermierët, i falënderon për punën e palodhshme

Më: 5 prill 2020 Në ora: 00:27
Victoria Beckam

Mjekët dhe infermierët në mbarë botën janë duke bërë punë të palodhshme në përpjekje për të ndaluar përhapjen e COVID-19.

Figurat publike janë duke i ndihmuar ata si nga ana financiare e po ashtu edhe nga ajo emocionale, shkruan Mirror.

Së fundmi Victoria Beckham përmes një telefonate me disa infermierë dhe mjekë të pa lodhur, i ka falënderuar ata përzemërsisht për punën e tyre të palodhshme.

Ish-pjesëtarja e grupit “Spice Girls” tha se ishte e nderuar të fliste me stafin, pasi ata vazhdojnë ta rrezikojnë veten për të ndihmuar në shpëtimin e të tjerëve.

“Ata janë kaq frymëzues dhe të gjithë duhet të bëjmë pjesën tonë për të qëndruar në shtëpi dhe duke ndihmuar këta punëtorë të mrekullueshëm dhe kolegët e tyre”, ka deklaruar dizajnerja.

Ajo shtoi se sa mirënjohëse është ndaj të gjithë atyre që janë duke u përpjekur gjatë kësaj krize globale.

Kujtojmë se Victoria së bashku me familjen e saj tashmë janë duke qëndruar të izoluar në shtëpinë e tyre, për shkak të sigurisë për të mos u infektuar nga virusi vdekjeprurës. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat