Aurela Gaçe thurë homazhe për humoristin Gëzim Kruja

Mediale Vip

Aurela Gaçe thurë homazhe për humoristin Gëzim Kruja

Më: 5 prill 2020 Në ora: 16:51
Aurela Gaçe

Gjatë mëngjesit të sotëm u bë e ditur se humoristi Gëzim Kruja ka vdekur në moshën 80-vjeçare.

Pas lajmit të vdekjes së humoristit të madh Gëzim Kruja, shumë personalitete të ngritura edhe nga fusha e politikës kujtuan veprimtarinë e tij.

Nga këngëtaret e fundit që ndau pikëllimin e vdekjes së tij me ndjekësit është Aurela Gaçe, e cila me një postim të ndarë në Instagram shprehet mirënjohëse për atë që Gëzimi ka dhuruar ndër vite.

 

“U prehsh ne paqe Mjeshtêr . Per ne qe jemi rritur me keto lloj figurash e brezi te lindur artistesh, eshte e dhimbshme tte shohesh se largohen nga kjo jete. Cfare kane lene per ne, eshte e ngulitur mire ne memorje, e do te jetoje aty sa te jemi.”, ka shkruar Aurela Gaçe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat