“U zgjova me shëndet këtë mëngjes, por disa persona nuk kishin këtë fat”, Justin Bieber po hulumton mënyra si të ndihmojë të prekurit nga COVID-19

Mediale Vip

“U zgjova me shëndet këtë mëngjes, por disa persona nuk kishin këtë fat”, Justin Bieber po hulumton mënyra si të ndihmojë të prekurit nga COVID-19

Më: 5 prill 2020 Në ora: 17:37
Justin Bieber

Justin Bieber është i trishtuar me atë që po ndodh në mbarë botën.

Justin Bieber me një postim të bërë në Instagram vë në pah dëshirën e tij për të ndihmuar personat që janë afektuar nga virusi korona.

Ai thotë se planet dhe struktura e jetesës e të gjithë personave është prishur nga kjo pandemi, dhe se jo të gjithë e kanë të sigurt mëngjesin e nesërm ose vendin e punës.

Prandaj këngëtari dhe bashkëshortja e tij Hailey Bieber janë duke punuar për të gjetur mënyrën e duhur t’i ndihmojnë njerëzve që janë prekur nga ky virus.

Justin me një tjetër postim kishte falënderuar edhe të gjithë mjekët dhe infermierët që po bëjnë të pa mundurën në këtë kohë pandemie.

Postimi i plotë:

Siç e dimë të gjitha gjërat tani janë padyshim të pasigurt .. Rutinat, struktura dhe planet tona janë ndryshuar të gjitha për shkak të një virusi të tmerrshëm që po e mban kombit tonë.Ka njerëz që kanë humbur të dashurit dhe gjithashtu njerëz që luftojnë për jetën e tyre. Unë u zgjova sot i shëndetshëm por e di se ka persona që nuk kishin të njëjtin fat. Dua të them që Hailey dhe unë po lutemi për ju, ne po lutemi për ata që kanë  humbur të dashurit e tyr dhe për ata që janë duke duruar një siklet të madh për shkak të këtij virusi. Ne e kuptojmë se ka shumë njerëz që nuk mund të përballojnë të qëndrojnë në shtëpi tani, njerëz që nuk dinë se si do të paguajnë faturat e tyre. Ka njerëz që përballen me ankth ekstrem dhe shqetësim. Aktualisht jemi duke punuar në mënyra për t’i ndihmuar ata që janë në krizë financiare dhe do t’ju njoftojmë se si mund të ndihmoni gjithashtu. Ne ju duam.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat