Artistët nga karantina tregojnë gjënë e parë që do të bëjnë pas kësaj situate

Mediale Vip

Artistët nga karantina tregojnë gjënë e parë që do të bëjnë pas kësaj situate

Nga: Maksim Gjokaj Më: 5 prill 2020 Në ora: 20:35
Artistët e njohur

Janë disa prej artistëve më “in” dhe të kërkuar kudo, por që ka edhe për ata si për çdo person tjetër në botë karantinë dhe fatmirësisht i ka gjetur kjo periudhë e keqe e gripit të rrezikshëm Covid 19 në familjet e tyre, pranë të dashurve të tyre.

Ne i shohim ata shpesh herë me mesazhe sensibilizuese që I bëjnë mirë të gjithëve sidomos ndjekësve të tyre të shumtë, ndoshta shpesh herë me muzikë nga karantina apo edhe më sfida të ndryshme, por ne nga izolimi ynë pranë kompiuterit kontaktuam me ta dhe i drejtuam këtë pyetje: Cila do të ishte gjëja e parë që do të bëni kur të dilni nga karantina, qëndrimi brenda që ka krijuar Coronavirusi?

Gjyste Vulaj: “Do ti kthehem punës dhe do të mundohem të vazhdoj me pozitivitet në jetë, gjë që është pak e vështirë për mendjen e njeriut kur sheh gjithë këto të këqia, padrejtësi përreth.

Për të jetuar të lumtur, Botës i duhet besimi në Zot, jo luftëra, jo padrejtesi, shume punë, të ushqehemi shëndetshëm dhe të ruajmë pyjet, ambientin ku jetojmë. Zoti ju ruajtë të gjithëve”.

Lori: “Gjëja e parë dhe që mezi po pres, të takoj prindërit në Tiranë, vëllezërit me familje në Itali dhe të afërmit e mi”.

Shpati: “Jam në një kompani të re e do të nis punën, e mezi presim dhe stinën e Verës”.

Rovena Stefa: “Gjëja e parë do shkojë të lahem në det”.

Eneda Tarifa: “Vetem dalje, party, festa me alkol. Do të festoj ditëlindjen e vonuar”.

Naser Berisha: “Të them të drejtën këtu në Gjermani nuk është ende gjendje e jashtëzakonshme dhe ne edhe më tej mundemi të dalim pak për shëtitje, por me kufizimin në vetem dy persona së bashku. Pra shëtitja nuk më mungon edhe shumë, ose në masë shumë të vogël. Por takimi në një kafe me miq e një bisedë në kohë të lirë për jetën dhe planet për të ardhmen, e këtu i shtohet edhe një esspreso e mirë në rrezet e diellit të kësaj Pranvere e cila është stina më e mirë e vitit! E kjo më mungon më së shumti. Dhe këtë do të bëj në ditën e parë të mundshme kur të dalim nga karantina”.

Alida Duka: “Gjëja e parë do filloj të takoj miqtë e mi, të ulem me ta të pi diçka, si edhe të festoj së bashku me to, kjo më ka munguar shumë”.

Kole Oroshi: “Gjëja e parë normal që të vij në Kosovë”.

Argjend Lloga: “Gjëja e parë do të takoja më të afërmit e familjes, pastaj shoqërinë ku e kam, nëse kanë nevojë për t’i ndihmuar, pastaj do të filloja menjeherë të aktivizohem rreth punës dhe projekteve që i kam lënë përgjysëm. Kisha 10 vite pa bë gjumin taman sepse duke u marrë me punë pa u ndaj e kjo kohë ma kujton jetën që bëja në Strugë”.

Violeta Kajtazi: “Çdo gjë më shkon në mëndje...Kam dëshirë të mblidhemi krejt familja bashkë,edhe ata që i kam në gurbet, dhe të ç’mallemi! Uroj të kaloj sa ma shpejtë,e me shëndet për të gjithë!

Bashkë do ja dalim, duke u kujdes për vetën,kujdesemi edhe për të tjetët!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat