Rita Ora flet shqip, i bashkohet nismës “Një kafe si flutur”

Mediale Vip

Rita Ora flet shqip, i bashkohet nismës “Një kafe si flutur”

Më: 6 prill 2020 Në ora: 21:56
Rita Ora

Rita Ora i është bashkuar nismës “Një kafe si flutur”, fushatws sensibilizuese në Kosovë kundër COVID-19.

Këngëtarja me nam botëror përmes një xhirimi të postuar në llogarinë e saj në “Instagram” ka treguar për rëndësinë e kësaj nisme, duke folur në fund në shqip.

“Rrini në shtëpi”, ka thënë ajo.

Fushata “Një kafe si flutur” i ka dy objektiva kryesore: Ngritjen e fondeve me të cilat do të mbështeten institucionet shëndetësore me pajisje dhe materiale të nevojshme për ta luftuar COVID-19; Shpërndarjen e informatave dhe këshillave nga burime të sigurta tek qytetarët në mënyrë që ta ngrisim vetëdijën se si ta ndalojmë shpërndarjen e COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat