Kjo qenka arsyeja pse nuk kemi marrë vesh kurrë asgjë për jetën private të Capital T

Mediale Vip

Kjo qenka arsyeja pse nuk kemi marrë vesh kurrë asgjë për jetën private të Capital T

Më: 7 prill 2020 Në ora: 07:52
Capital T

Capital T është ndër të paktët personazhe publikë, për jetën personale të të cilit nuk dimë asgjë. Nuk ka qenë kurrë pjesë e shtypit rozë (përveç ndonjë rasti kur është aluduar) dhe është kujdesur ta mbajë gjithmonë larg vëmendjes mediatike jetën e tij private. Pse kjo zgjedhje? Këngëtari e ka shpjeguar në një postim në Instastory, ku i është përgjigjur një ndjekësi, që e ka pyetur:

“Pse nuk ke postuar asnjëherë diçka në lidhje me marrëdhëniet e dashurisë? Nuk i do femrat apo çfarë?”

“Si more nuk i dua femrat?! I dua o loçkë dhe më shumë se ç’duhet, por shumicën e kohës kam pasur punë me femra që nuk e duan famën dhe nuk e kanë merituar presionin dhe vëmendjen, vetëm se flasin me mua. Kështu që s’kam dashur t’ua cënoj privatësinë dhe as do të dua në të ardhmen, sepse të jesh i famshëm shpesh nuk është aspak qejf dhe jo të gjithë e duan”, -është shprehur Capital T.

Kështu që, për sa kohë ai të ketë lidhje me vajza jo të famshme, harrojeni të merrni vesh gjë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat