“Nuk kam pasur natë që jam lutur më shumë”, këngëtarja rrëfen tmerrin e koronavirusit

Mediale Vip

“Nuk kam pasur natë që jam lutur më shumë”, këngëtarja rrëfen tmerrin e koronavirusit

Më: 7 prill 2020 Në ora: 12:52
Pink

Ylli i muzikës Pop zbuloi se bashkë me të birin po vuanin nga virusi korona.

Pink zbuloi se ajo dhe djali i saj rezultuan pozitivë ndaj testeve të koronavirusit, Billboard.

Së fundmi në një video live në ‘Instagram’, ajo bashkë me të birin kanë vuajtur për tre javë nga simptomat e këtij virusit.

“Akoma pas tre javësh ka akoma temperaturë”, u shpreh ajo. “Nuk ka pasur netë që kam qarë dhe jam lutur më shumë. Është për të qeshur, por në një pikë mendova që na premtuan se fëmijët do jenë mirë. Nuk është e garantuar. Asnjë nuk është i mbrojtur prej kësaj”, shtoi këngëtarja.

Tani gjendja e tyre është më e mirë dhe dyshja në testet e fundit kanë rezultuar negativ.

Kujtojmë se Pink dhuroi 1 milionë dollarë për luftën kundër këtij virusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat