Kompozitori i njohur shqiptar po bëhet baba për herë të parë

Mediale Vip

Kompozitori i njohur shqiptar po bëhet baba për herë të parë

Më: 8 prill 2020 Në ora: 11:57
Kledi Bahiti dhe Pejana Elezi

Ka pak kohë që kompozitori Kledi Bahiti zbuloi lidhjen me prezantuesen Pejana Elezi

Së fundi, partnerja e Kledit me anë të një fotografie, e uroi atë për ditëlindje dhe publikoi foto me barkun e rrumbullakosur.

“Deri para disa kohësh dashuria mbante veç një emër, atë tëndin. Por prej pak muajsh mban tashmë dy emra. Gëzuar ditëlindjen i shtrenjti im, njeriu që më ndryshoi çdo gjë me vetëm një prekje. Gëzuar ditëlindjen ty që së bashku me mua vendosëm të merrnim një hap kaq të madh, sa të nisnim krijimin e familjes tonë. Gëzuar ditëlindjen ty, njeriut që më dha frymë nga fryma e tij, atëherë kur më shumë kisha nevojë. Kled, ty sepse askush tjetër nuk është si ti. Të premtoj që do jem krah teje deri në fund të udhëtimit, të duam shumë”, shkruan ajo.

Për ndryshe, Kledi Bahiti ka bashkëpunuar me disa prej emrave më të njohur të estradës.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat