Kim Kardashian tregon sërish anën humane në luftën ndaj COVID-19

Mediale Vip

Kim Kardashian tregon sërish anën humane në luftën ndaj COVID-19

Më: 8 prill 2020 Në ora: 13:25
Kim Kardashian

Kim Kardashian publikisht doli në mbështetje të organizatës bamirëse “Children’s Miracle Network Hospitals”, në kuadër të Javës së Spitalit të Fëmijëve.

Ylli televiziv, publikoi një fotografi në Instagram, ku tregoi se është në listën e fytyrave publike që po e mbështesin këtë organizatë.

“CMN Hospitals” gjatë muajit të kaluar njoftuan se po japin fasha falas, për ta promovuar kauzën e tyre.

Kësaj nisme i është bashkuar edhe Katy Perry, e cila sikurse Kim u fotografua me fashë të njëjtë në dorë.

“Bashkohuni me mua për të mbështetur @cmnh Hospital gjatë #Javës së Spitalit të Fëmijëve sepse fëmijët kanë nevojë për kujdes tani. Ata kanë nevojë për spitalet e fëmijëve tani më shumë se kurrë!”, ka shkruar ajo.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat