Selena Gomez ‘kritikon’ Donald Trumpin për politikat e imigrimit

Mediale Vip

Selena Gomez ‘kritikon’ Donald Trumpin për politikat e imigrimit

Më: 8 prill 2020 Në ora: 15:58
Selena Gomez, Trump

Selena Gomez mendon se Donald Trump mund të bëjë më mirë për imigrimin dhe shpreson që “ende mund ta ofrojnë ëndrrën amerikane”.

Selena Gomez mendon se Donald Trump dhe administrata e tij mund të bëjnë më mirë kur bëhet fjalë për imigrimin në Shtetet e Bashkuara, shkruan DailyMail.

Emri i presidentit u përmend në intervistën Selenës për numrin e muajit prill të “Vogue Arabia”, ku promovoi serialin “Living Undocumented” të Netflixit.

“Unë kam thënë se nuk pretendoj që jam eksperte dhe e kuptoi që duhet të ketë rregulla dhe rregullore, por ne mund të bëjmë më mirë sesa atë që po bëjmë”, tha Selena.

“Shpresoj se ende mund të ofrojmë ëndrrën amerikane. Shpresoj se ende mund t’u ofrojmë njerëzve një jetë më të mire, është kaq e rëndësishme të kujtosh se vendi ynë ishte formuar nga ata që vinin nga vendet e tjera, ‘shtoi ajo. Seriali i saj debutoi në tetor.

Anëtarët e familjes Gomez emigruan në SH.B.A nga Meksika më 1975. Ata kaluan kufirin ndërsa u fshehën në pjesën e pasme të një kamioni.

Babai i saj, Ricardo, lindi në Amerikë. Nëna e saj, Mandy Teefey, është gjithashtu një qytetare amerikane.

“Vendosa të punoj në Living Undocumented sepse doja të isha një zë për njerëzit që nuk mund ose që janë të tmerruar të flasin për këtë. Ishte gjithçka për mua”, deklaroi këngëtarja.

“Gjyshërit e mi janë emigrantë dhe morën vendimin për të ardhur në SH.B.A. Me vendimin e tyre, më në fund më kanë dhënë jetën që kam, dhe duke dëgjuar të gjitha këto histori më bëri që të ndjehem tepër i bekuar për mundësinë që pata”, janë fjaltët e këngëtares.

Selena tha se rrëfimet e secilës familje e kishin prekur emocionalisht, andaj mendoi se ishte koha të dëgjonte se si po ndikohet jeta e këtyre njerëzve nga politikat e imigracionit.

Gomez ka lindur në SHBA, por ajo identifikohet si një grua meksikano-amerikane dhe është ‘shumë krenare të jetë e identifikuar me dy vendet”.

“Familja ime zgjodhi të largohej nga Meksika për të ndjekur ëndrrën amerikane. Në vitet 1970, tezja ime kaloi kufirin e fshehur në pjesën e pasme të një kamioni. Gjyshërit e mi e ndoqën dhe babai im lindi në SH.B.A”, tha ajo.

Selena mendon se emigracioni është temë e ndërlikuar dhe nuk mund të zgjidhet brenda një dite.

“Unë nuk pretendoj se jam ekspert. Unë nuk jam politikan, nuk jam mjeke dhe nuk punoj fare në atë sistem. E kuptoj që ka të meta dhe se na duhet rregull”, janë fjalët e Gomez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat