Tashmë si njerëz të thjeshtë, Meghan dhe Harry themelojnë ‘Archewell’!

Mediale Vip

Tashmë si njerëz të thjeshtë, Meghan dhe Harry themelojnë ‘Archewell’!

Më: 8 prill 2020 Në ora: 16:05
Meghan dhe Harry

Kur ata, Meghan dhe Harry ishin ende pjesëtarë të familjes mbretërore, çdo event bamirësie dhe mbledhje fondesh për kauza të ndryshme bëheshin në emër të ‘The royal Sussex’, pra çifti i Sussex-ve, titulli mbretëror që Meghan dhe Harry kishin deri para pak muajsh.

Por me të hequr dorë nga detyrimet dhe përfitimet e titujve mbretërore, tashmë dyshja janë njerëz të thjeshtë, si gjithë të tjerët, e si të tillē do të vijojnë edhe me eventet e bamirësisë . Ish- Duka dhe Dukesha e Sussex kanë hapur një organizatë të re bamirësie, që e kanë quajtur ‘Archewell’. 

Pasi lajmi u bë publik në mediat e huaja; çifti e ndjeu të nevojshme një sqarim për publikun se si lindi ‘Archewell’:

“Para SussexRoyal ishte ideja e ‘arche’ – një term që vjen nga greqishtja e lashtë dhe do të thotë ‘burim i një veprimi’. Ne e pëlqyem këtë koncept për organizatën tonë të bamirësisë dhe shpresonim që një ditë të ndërtonim diçka me këtë emër, i cili u bë frymëzim edhe për emrin e djalit tonë. Archewell është një emër që ndërthur fjalën e lashtë të forcës dhe veprimit si edhe ngjall të gjitha burimet e brendshme të secilit prej nesh. Mezi prezim ta prezantojmë kur të jetë koha e duhur.”; janë shprehur Meghan dhe Harry!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat