George dhe Amal Clooney bëjnë gjestin human për të papunët e Hollywood-it

Mediale Vip

George dhe Amal Clooney bëjnë gjestin human për të papunët e Hollywood-it

Më: 9 prill 2020 Në ora: 16:26
George Clooney dhe gruaja e tij Amal

George Clooney dhe gruaja e tij Amal kanë dhuruar më shumë se 1 milion dollarë nga fondet e tyre personale për të ndihmuar në krizën e krijuar në vend nga koronavirusi.

Aktori 58-vjeçar dhe partnerja e tij avokate për të drejtat e njeriut, kanë ndarë shumën e tyre në gjashtë copëza për organizata të ndryshme me vlerë qindra mijëra dollarë, sipas Deadline.

Paratë do të ndihmojnë të gjithë nga kolegët e George që kanë mbetur papunë në Hollyëood, pas pezullimit të punës në një prej industrive më të mëdha të filmit.

Fituesi i Oskarit është anëtar i bordit të MPTF, një organizatë që është krijuar për të mbështetur punëtorët e industrisë në nevojë, si dhe profesionistë të moshuar të industrisë, dhe gjithashtu po adreson nevojat që dalin nga COVID-19.

Paratë e dhuruara do të ndihmojnë edhe spitalet për bazën mjekësore, qendrat rezidenciale me njerëz në nevojë, do ndihmojnë të moshuar të vetmuar, ata me aftësi të kufizuara ose sëmundje kronike, nënat beqare, jetimët dhe ata që nuk kanë mundësi të punojnë, apo punëtorët e Hollywood-it, që këto ditë kanë ngelur pa punë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat