‘Memos’ i ofrohet roli i Stambollit në “La Casa de Papel 5”?

Mediale Vip

‘Memos’ i ofrohet roli i Stambollit në “La Casa de Papel 5”?

Më: 9 prill 2020 Në ora: 17:24
Aras Bulut Iynemli

Qarkulluan thashtehme se aktorit Aras Bulut Iynemli iu ofrua një rol për sezonin e ri të “La Casa de Papel”.

Më 3 prill është publikuar sezoni i katërt i serialit të famshëm “La Casa de Papel”.

Disa ditë pasi doli sezoni i katërt, u bë e ditur se ky serial do të vazhdojë edhe me sezonin e pestë dhe gjashtë, edhe pse Netflix ende nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë.

Së fundi, kanë qarkulluar thashetheme se pas suksesit që kishte me rolin e Memos në filmin “Mrekullia në qelinë nr.7”, Aras Bulut Iynemli iu ofrua roli i Stambollit për sezonin e pestë të “La Casa de Papel”.

Por, këto pretendime i hodhi poshtë Mustafa Kiliç, i cili përmes një postimi në Instagram, tha se kompania menaxheriale e aktorit ka thënë se lajmet nuk janë të sakta. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat