Taulant Xhaka publikon fotografi me djalin, Klevisin – I dedikon gjithë kohën atij

Mediale Vip

Taulant Xhaka publikon fotografi me djalin, Klevisin – I dedikon gjithë kohën atij

Më: 11 prill 2020 Në ora: 00:40
Taulant Xhaka

Ka vetëm pak javë që Taulant dhe Arbnora janë bërë prindër për herë të parë.

Arbnora Nuredini solli në jetë një djalë të cilin çifti e pagëzuan me emrin Klevis.

E padyshim që me ardhjen në jetë të djalit jeta e tyre ka ndryshuar tërësisht, duke ju dedikuar plotësisht të vogëlit të tyre.

Tani Xhaka ka publikuar një fotografi pranë të vogëlit Klevis.

Madje pikërisht në ditëlindjen e vet 10 ditë më parë, futbollisti shkroi:

“Sot është ditëlindja ime. Zoti dhe gruaja ime më dhanë dhuratën më të bukur dhe kjo ishte ti djali im. Faleminderit që më ke bërë babanë tënd. Ju keni një nënë të bukur të bukur, një baba që do t’ju mbrojë përgjithmonë. Unë ju dua dhe nënën tuaj pa kushte”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat