Bella i bashkohet listës së të famshmëve që po ndihmojnë në luftën ndaj COVID-19

Mediale Vip

Bella i bashkohet listës së të famshmëve që po ndihmojnë në luftën ndaj COVID-19

Më: 11 prill 2020 Në ora: 10:44
Bella Hadid

Edhe Bella Hadid ka treguar anën e saj humane në këtë periudhë pandemie.

Shumë prej fytyrave publike në këtë kohë pandemie janë mobilizuar për të ndihmuar komunitetet në nevojë.

Së fundi, ishte Bella Hadid ajo e cila bëri të ditur se ka ndihmuar në organizatën “Feeding America” dhe “Food Bank 4 NYC”.

Modelja u bashkua në këtë nismë, që ka për qëllim t’i ushqejë personat në nevojë, në këtë periudhë kur të gjithë po përballen me efektet e COVID-19.

“Jam krenar që po ju dhuroj dhe po mbështes @feedingamerica dhe @ foodbank4nyc për të siguruar që të gjithë të mund të ushqehen gjatë kësaj kohe të një pasigurie të tillë. Unë nuk kam ndaluar së menduari për nënat dhe baballarët e vetëm në shtëpi. Duhet të mbajnë ushqim në tryezë për familjet e tyre 24 orë në ditë pa e ditur se kur do të vijnë të ardhurat e tyre për të blerë më shumë”, shkruan ajo.

Bella bëri thirrje që kush ka mundësi të dhurojë donacion, ndërsa lutet të praktikohet distancimi shoqëror dhe të qëndroni në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat