Rihanna lëshon kunja për presidentin Trump

Mediale Vip

Rihanna lëshon kunja për presidentin Trump

Më: 11 prill 2020 Në ora: 18:25
Rihanna

Këngëtarja është në misionin për shpëtimin e sa më shumë njerëzve nga ky virus.

Rihanna ka qenë njëra prej artisteve më të angazhuara gjatë kësaj pandemie, këngëtarja nga Barbados ka dhuruar milionë euro dhe shërbime të tjera për viktimat e kësaj pandemie, shkruan TMZ.

Këngëtarja gjatë ditës së premte kishte hyrë ‘live’ në Instagram ku pyetjet më të shpeshta ishin lidhur me albumin e saj të ri, për çfarë këngëtarja kishte reaguar ashpër.

“Dikush nga ju më pyesni për albumin edhe një herë kur unë po provoj ta shpëtoj botën, ndryshe nga presidenti yt”, tha 31-vjeçarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat