Olsi Bylyku flet për planet e dasmës

Mediale Vip

Olsi Bylyku flet për planet e dasmës

Më: 11 prill 2020 Në ora: 21:01
Olsi Bylyku

Vitin që lamë pas, aktori i njohur i humorit, Olsi Bylyku, u bë kryefjala e mediave për lidhjen e tij të dashurisë.

Ditën e sotme, i ftuar në emisionin “Pop Culture”, aktori ka zbuluar se tashmë ka nisur bashkëjetesën me Eglin.

“Ne po bashkëjetojmë duke qenë se unë jam ende në punë dhe për të mos rrezikuar familjarët kemi vendosur të qëndrojmë bashkë këtë periudhë. Ka ndodhur diccka shumë interesante, ne nuk jemi zënë asnjëherë, madje lidhja jonë është fuqizuar”- tha Olsi.

Më pas, i pyetur lidhur me dasmën, Olsi nuk përjashtoi mundësinë e një feste të madhe, megjithatë si fillim shpreson që pas karantinës të ketë ndonjë lekë.
“Nuk është se kemi vendosur një datë fikse por shpresojmë që kur të dalim nga karantinimi mos jemi gropë nga lekët dhe pastaj vijnë të tjerat”- u përgjigj ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat