“Ëndërroj të jetoj në fshat me lopë e dele,”- Armina Mevlani flet për planet e martesës me Shkëlzen Berishën: Dasmën do ta bëj në …

Mediale Vip

“Ëndërroj të jetoj në fshat me lopë e dele,”- Armina Mevlani flet për planet e martesës me Shkëlzen Berishën: Dasmën do ta bëj në …

Më: 12 prill 2020 Në ora: 08:37
Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha

Armina Mevlani prej shumë vitesh është në një lidhje me Shkëlzen Berishën. Dhe të gjithë duan të dinë se kur ata do kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë.

Dhe blogerja ka shuar paksa kureshtjen e njerëzve me anë të një miniinterviste në InstaStory.

Armina shprehet se dasmën dëshiron ta bëjë në Shqipëri pasi do ftojë shumë njerëz. Ndërsa hodhi poshtë idenë për ta zhvilluar në Komo të Italisë pasi sipas saj nuk është e mundur të organizohet kur ka shumë të ftuar.

“Historia ime me Comon është e tillë: Në udhëtimin tonë të parë aty në 2014, Zeni dhe unë vumë re një vend special që e pëlqenim të dy dhe kështu u bë traditë që çdo përvjetor shkonim tek ai vend, tek një stol ku unë kam marrë edh propozimin e parë në 2016, spontan. Dasmën me siguri do ta bëj në Shqipëri pasi kam dëshirë të ftoj shumë veta. Me aq persona është e vështirë ta organizosh jashtë,”- u shpreh Armina.

Ajo tregoi se e ka shijuar shumë lidhjen me Shkëlzenin edhe të pamartuar duke shtuar se nuk dëshiron të bëjë celebrimin pa dasmën.

 “Unë këtë lidhje e kam shijuar shumë, kështu edhe të pamartuar duke bashkëjetuar. Por patjetër celebrimi do vijë, por dua të vijë bashkë me dasmën në të njëjtën kohë, pra me festën. Kur je person publik dasma nuk është vetëm një dëshirë e çiftit por duhet gjetur momenti i duhur për ta organizuar,”- rrëfeu blogerja.

Armina gjithashtu na zbuloi ëndrrën e saj të fëmijërisë: “Që e vogël kam ëndërruar që në një moment të jetës të bëj jetë fshati me lopë, me dele, perime bio dhe shumë kafshë, madje kuaj.”

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat