Jolie në mbrojtje të fëmijëve: Janë më të cënuarit nga Covid-19

Mediale Vip

Jolie në mbrojtje të fëmijëve: Janë më të cënuarit nga Covid-19

Më: 12 prill 2020 Në ora: 14:59
Angelina Jolie

Jolie ka folur për fëmijët dhe koronavirusin.

Duke qenë se vazhdon të besohet se fëmijët janë më së paku të rrezikuar nga koronavirusi, aktorja Angelina Jolie mendon ndryshe, shkruajnë mediat e huaja.

Aktorja e famshme Angelina Jolie ka dhënë një intervistë për revistën Time ku shprehet se edhe fëmijë mund të preken shumë më shumë ka koronavirusi.

Ajo është shprehur se qeveritë duhet të marrin masa për t’i mbrojtur ata. Jolie ka theksuar faktin se fëmijët janë më rezistentë ndaj simptomave të Covid-19, por jeta e tyre mund të cënohet nga pasojat.

“Distancimi shoqëror që është i domosdoshëm për të ndaluar Covid-19, do të nxisë një rritje të drejtpërdrejtë në trauma dhe vuajtjet për fëmijët e cenueshëm”, është shprehur aktorja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat