Kivanç Tatlitug si rrallëherë i bën dedikim të ëmbël bashkëshortes në rrjete sociale

Mediale Vip

Kivanç Tatlitug si rrallëherë i bën dedikim të ëmbël bashkëshortes në rrjete sociale

Më: 13 prill 2020 Në ora: 12:28
Kivanç Tatlitug dhe bashkëshortja e tij Basak Dizer

Aktori i njohur i telenovelave turke, Kivanç Tatlitug prej vitesh është në një marrëdhënie me stilisten Bashak Dizer.

Çifti kurorëzuan dashurinë në martesë në shkurt të vitit 2016.

Sot Bashak ka ditëlindjen dhe si kurrë më parë, aktori i cili ka preferuar gjithë këto vite jetën private ta ruajë larg syrit të  publikut, ka zgjedhur ta surprizojë bashkëshorten me një urim publik:

"Gëzuar ditëlindjen! Sa mirë që të kam! Të dua!", shkruan Kivançi krah fotos ku shfaqet duke i dhuruar një puthje në ballë.

Kujtojmë që pak ditë më parë aktori pati simptoma të koronavirusit, por testi doli negativ.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat