Dafina Zeqiri me një pozë provokuese në Instagram, thotë se po pret për ditëlindjen e saj

Mediale Vip

Dafina Zeqiri me një pozë provokuese në Instagram, thotë se po pret për ditëlindjen e saj

Më: 13 prill 2020 Në ora: 17:40
Dafina Zeqiri

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, do të festojë nesër (e martë) ditëlindjen e saj të 31-të.

Ajo publikoi gjatë ditës së hënë një fotografi mjaft provokuese në rrjetin social Instagram, duke treguar kështu se mezi po pret që të vijë ditëlindja e saj.

E veshur me bikini dhe duke vënë në pah linjat e saj atraktive trupore, Dafina i la pak vend imagjinatës teksa shfaqej duke tymosur një cigare.

“Duke pritur për ditëlindjen time”, shkroi këngëtarja në mbishkrimin e kësaj ftografie, ndërsa mori pëlqime dhe komente të shumta.

Ajo përndryshe është duke shijuar suksesin e projektit të saj më të fundit muzikor, “Një herë në jetë”, të cilin e solli në bashkëpunim me producentin Cricket.

Ashtu si gjithë kolegët e saj, edhe Dafina këto kohë ka pezulluar të gjitha aktivitetet shkaku i coronavirusit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat