Media britanike thumbon keq Encën duke publikuar fotot: Modifikim ekstrem!

Mediale Vip

Media britanike thumbon keq Encën duke publikuar fotot: Modifikim ekstrem!

Më: 13 prill 2020 Në ora: 18:04
Enca

Enca është një ndër këngëtaret më të komentuara në Shqipëri, për hitet e saj, projektet e reja por jo vetëm.

Duke qënë se i vë një rëndësi të madhe paraqitjes së saj dhe formave trupore, Enca është komentuar gjërë edhe për përdorimin e photoshop në fotot e saj të publikuara në rrjetet sociale.

Zërat u bënë edhe më të ashpra pas publikimit të fotove nga paparacët gjatë promovimit të filmit "I love Tropoja".

Së fundmi Enca është bërë pjesë e medias britanike "Daily Mail" e cila i ka kushtuar një artikull shumë thumbues këngëtares shqiptare.

Media angleze shkruan se ajo ka bërë modifikim ekstrem të formave trupore për tu dukur me e dobët.

Gjithashtu Daily Mail publikoi dy foto të saj për të treguar diferencën e një foto me photoshop dhe një të pa modifikuar.

Në të dyja fotot shfaqet me të njëjtin fustan. Por në njërën prej tyre bien në sy linjat e bëshme kurse në tjetrën linjat perfekte trupore.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat