Ish-banori i “Big Brother Albania” shërohet nga koronavirusi, tregon si e mposhti virusin

Mediale Vip

Ish-banori i “Big Brother Albania” shërohet nga koronavirusi, tregon si e mposhti virusin

Më: 13 prill 2020 Në ora: 20:48
Ilustrim

Ish-banori i “Big Brother 4”, Petrit Bylykbashi ka njoftuar se është shëruar nga koronavirusi.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se në dy testet e fundit për koronavirus ka dal negativ.

Ai po ashtu ka thënë se sipas rekomandimeve të IKSHPK-së, do të vetizolohen në shtëpi edhe për 14 ditë të tjera.

Postimi i plotë:

U sherova.

Sot, 18 dite mbas rezultatit pozitiv te covid-19, 24 dite mbas shfaqjes te simptomave dhe 38 dite nga koha kur dyshohet se jam infektuar, rezultova per here te dyte rresht (ne dite te ndryshme) negativ ne testin covid-19, konsiderohem i sheruar total.

Sipas rekomandimit te Institutit Kombetar te Shendetesise, une do rri edhe per 14 dite tjera i veteizoluar, e pastaj do i kthehem ‘normalitetit’ dhe do i bashkangjitem grupit te vullnetarve ne Konviktet e Prishtines.

Une, me pak veshtiresi dhe shume vullnet per jete e kalova edhe kete sfide, uroj te gjithe qe jan te prekun ta kalojn me lehte se une, por shume me shume uroj qe mos te preket askush tjeter nga kjo.

Kur te merr fund ky vazhdim 14 ditore i veteizolimit tim, do jem i gatshem ta dhuroj plazmen per ti ndihmu ata qe jan ne gjendje te rende.

Me e mira e gjithe kesaj eshte se nga une nuk eshte infektuar askush, as edhe nje i vetem.
Sipas gjitha gjasave une beje pejse ne grupin e vogel te njerzve qe nuk jan bartes te virusit.

Ata te pandalshmit, mantillbardhet, jan heronjte e mi, po bejne pune maratonike, po rrezikojne jetet e tyre per te na shpetu neve, e heqi kapelen per ta.

Nuk po i ceki me emera asnje nga ata qe me ndihmuan ne keto dite (jo edhe aq te lehta) per mu, e di qe me keni ndihmu me zemer dhe jo per te jau postu emrin ne murin timin, pa ju nuk ja kisha dal dot, do jau di pernder gjithe jeten. <3

Faleminderit te gjithe juve qe u interesuat per mu e qe nuk me lat me u merzit e me u ndje i vetem per as edhe nje sekond.

Faleminderit
Ju dua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat