​Rita Ora nis grumbullimin e ndihmave për sistemin shëndetësor të Kosovës

Mediale Vip

​Rita Ora nis grumbullimin e ndihmave për sistemin shëndetësor të Kosovës

Më: 13 prill 2020 Në ora: 22:30
Rita Ora

Këngëtarja Rita Ora përmes nismës ‘Një kafe si flutur’ ka nisur me grumbullimin e parave me qëllim të ndihmës për qytetarët e Kosovës në kohën kur vendi ynë po përballet me pandeminë COVID-19.

Në një video-adresim përmes Facebook, këngëtarja e njohur ka thënë se fondet do të ndihmojnë sistemin shëndetësor në përballimin e gjendjes me koronavirus në Kosovë.

Mos dil për një kafe dhe rri në shtëpi për të ndihmuar sistemin shëndetësor, ka thënë Ora.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat