Koronavirusi bashkon djemtë e grupit të famshëm, dalin detaje rreth surprizës për fansat

Mediale Vip

Koronavirusi bashkon djemtë e grupit të famshëm, dalin detaje rreth surprizës për fansat

Më: 14 prill 2020 Në ora: 15:14
One Direction

Një lajm i mirë vjen për fansat e “One Direction”.  Grupi i famshëm britanik mund të rikthehet së shpejti. Kriza e koronavirusit mendohet se ka ndikuar për të sjellë rikthimin e pesë artistëve për të punuar fort me një qëllim duke lënë pas të kaluarën.

Të gjithë po mendojnë të sjellin një këngë të re ose të bëjnë një filmim special për 10-vjetorin e formimit të grupit në mënyrë që të falenderojnë fansat për mbështetjen që i dhanë ndër vite.

Burime për Page Six konfirmojnë se surpriza mund të dalë më 23 korrik kur grupi i formuar në ‘X Factor’ do të rikthehet.

Megjithatë, djemtë kanë disa kohë që zhvillojnë karrierën të pavarur. Të gjithë, duke nisur nga Harry Styles, Niall Horan, Louis Tomlinson, Liam Payne dhe Zayn Malik janë betuar se nuk do të bëjnë më asnjë turne me njëri-tjetrin.

Një burim pranë tyre tha: “Ka ende shumë punë dhe shumë pengesa. Por të gjithë kanë rënë dakord dhe do e realizojnë diçka”.

Ndërkohë, është konfirmuar se të gjithë anëtarët e grupit kanë filluar të ndjekin sërish Zayn në Twitter. Mbetet për tu parë plani që kanë për të surprizuar fansat e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat