Ritëm dhe muzikë shqip sjell Simon Gjonaj me këngën e re

Mediale Vip

Ritëm dhe muzikë shqip sjell Simon Gjonaj me këngën e re

Nga: Maksim Gjokaj Më: 14 prill 2020 Në ora: 15:19
Simon Gjonaj

"Nusja dhe dhëndri" kështu quhet kënga më e re ardhur nga artisti Simon Gjonaj.

Këngëtari me origjinë nga Malësia por që jeton në Amerikë kishte plane që kësaj kënge t'i realizonte dhe një video të bukur, por situata e pandemisë dhe izolimi e ka penguar, e duke huazuar disa pamje e ka sjellë këtë këngë të bukur taman shqipe e plot ritmike.

Këngëtari këto informacione i tregon dhe në facebookun e tij teksa ka shpërndarë këngën e për muzikën dhe orkestrimin është kujdesur mjeshtri Gjekë Dushaj, instrumenti i bilbilit nga Fran Lucaj e në sint solo Gentjan Çekorja, për tekstin dhe montimim e videos e ka realizuar vetë ai.

Kënga vërtetë është e bukur dhe për tu larguar pak nga stresi dhe izolimi që ka kapluar të gjithë botës ja vlen ta dëgjoni e të kënaquni me kë projekt të ri muzikor ardhur nga Simon Gjonaj.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat