Në mënyrën më domethënëse, Kledi Bahiti zbulon gjininë e bebit

Mediale Vip

Në mënyrën më domethënëse, Kledi Bahiti zbulon gjininë e bebit

Më: 14 prill 2020 Në ora: 16:05
Kledi Bahiti,Pejana Elezi

Kompozitori i njohur Kledi Bahiti është në një histori dashurie me gazetaren dhe moderatoren e sportit në rrjetin e RTSH, Pejana Elezi.

Lajmi u bë publik prej fillimit të marsit, kur u vu rë se bukuroshja bionde nga Tirana, kishte vendosur edhe si foto profili foton krah kompozitorit të njohur.

Por ky lajm u shoqërua me një tjetër akoma më të bukur për çiftin, i cili është në pritje të ëmbël të fëmijës së parë.

Përmes një fotoje së fundmi Pejana ka zbuluar barkun e rrumbullaksour duke konfirmuar zërat për shtatzëninë ndërsa gjininë- deri më tani të mbajtur surprizë- e ka zbuluar babai i ardhshëm, Kledi Bahiti.

Me anë të një palë pupash këpucësh bebi të vendosura mbi pianon e tij e të postuara në Instagram, kompozitori i njohur ka zbuluar se partnerja dhe ai do të mirëpresin në jetë një djalë.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat