Publikohet “A jo”, projekti më i ri nga Tayna

Mediale Vip

Publikohet “A jo”, projekti më i ri nga Tayna

Më: 14 prill 2020 Në ora: 20:04
Tayna

Jo më shumë se një ditë më parë, Tayna kishte paralajmëruar projektin e saj më të ri muzikor.

Në këtë kohë kur shumica e popullsisë janë të vetizoluar, reperja ka gjetur kohë për të promovouar, por edhe për t’u argëtuar përmes rrjetit social TikTok.

Ndërkaq, gjatë të martës, përmes rrjetit social Instagram, ajo e ka publikuar këngën e shumëpritur nga fansat e muzikës së saj.

Kënga titullohet “A jo” dhe vjen me një melodi tejet verore, e që si gjithmonë për melodinë dhe tekstin kujdeset vet reperja.

Muzikën kësaj radhe e ka bërë O.Y Productions, ndërsa producenti i kompanisë në të cilën gjendet Tayna, Cricket është kujdesur për miksimin e projektit.

Këtë projekt muzikor, Tayna, emri i vërtetë i të cilës është Doruntina Shala, ka vendosur që ta sjellë me një video me tekst.

Një projekt të tillë me tekst, ajo e ka publikuar muaj më parë, të cilin e kishte titulluar “Sorry”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat