Demi Lovato thotë se nuk ka më shoqëri mes saj dhe Selena Gomez

Mediale Vip

Demi Lovato thotë se nuk ka më shoqëri mes saj dhe Selena Gomez

Më: 15 prill 2020 Në ora: 06:44
Demi Lovato

Këngëtarja Demi Lovato pas shumë aludimeve rreth shoqërisë me Selena Gomez ka këmbçngulur se ato nuk janë më shoqe.

27-vjeçarja u përplas me ish-miken e saj, pasi kjo e fundit e kishte publikuar një performancë të sajën duke e lavdëruar, shkruan The Sun.

Selena e kishte quajtur këngëtaren ‘frymëzuese’ pasi ajo këndoi me lot në “Grammy Awards”, një këngë të cilën e kishte shkruar kur ishte shtruar në spital, pasi dyshohej se kishte mbidozë të lëndëve narkotike në vitin 2018.

Image

Gomez shkroi në rrjetin social Instagram në atë kohë: “Unë dëshiroj që të ketë fjalë për të përshkruar sa i bukur, frymëzues ky moment. Demi jam shumë i lumtur për ty. Faleminderit për guximin dhe trimërinë tënde”.

Mirëpo, duke diskutuar për postin e Selenës, Demi tha: “Kur rritesh me dikë, gjithmonë do të kesh dashuri për ta. Por, unë nuk jam mike me të… Do të kem gjithmonë dashuri për të, dhe i uroj secilit asgjë përveç më të mirës”.

Dyshja kishin filluar shoqërinë e tyre në vitin 2002 ku luajtën edhe në filmin për fëmijë “Barney”, por gjërat u përkeqësuan kur Selena në vitin 2010 filloi të afrohet më shumë me Taylor Swift.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat