Në kohë karantine, Tom Hardy do të tregojë në TV çdo natë përralla për fëmijët!

Mediale Vip

Në kohë karantine, Tom Hardy do të tregojë në TV çdo natë përralla për fëmijët!

Më: 15 prill 2020 Në ora: 19:20
Tom Hardy

Në fakt nuk e dimë kush do të gëzohet më shumë nga ky lajm, nënat apo fëmijët; por aktori Tom Hardi ka marrë përsipër t’u lexojë përralla fëmijëve çdo natë për një javë rresht, për t’ua bërë izolimin në shtëpi, edhe më të lehtë.
VBeebiees, kanali televiziv kushtuar fëmijëve në BBC do të nisë transmetimin e “Bedtime Stories” nga Tom Hardy më 27 prill.

Kjo nuk është hera e parë që aktori simpatik merr këtë rol, pasi Tom ka lexuar përralla edhe në vitin 2016.
Sipas BBC tregimi i përrallave do të filmohet në kopshtin e Hardy-t, dhe në disa pjesë, do të shfaqet edhe qeni i tij Blue.

Përrallat do të transmetohen çdo ditë në orën 6.50 p.m. me kohën lokale (1.50 p.m. ET), dhe do të jenë gjithashtu në dispozicion në iPlayer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat