Ndryshe nga zgjedhjet e 2016-ës, Kanye West këtë vit do të votojë

Mediale Vip

Ndryshe nga zgjedhjet e 2016-ës, Kanye West këtë vit do të votojë

Më: 15 prill 2020 Në ora: 19:38
Kanye West 

Kanye West është në kopertinën e revistës GQ, në numrin e muajt maj.

Reperi i cili krahas karrierës muzikore është i suksesshëm edhe në fusha të tjera, por shpesh herë ka ngacmuar duke thënë se do t’i hynë edhe politikës.

Në një intervistë për revistën ai ka folur edhe për politikë duke thënë se do të votoj në zgjedhjet që mbahen këtë vit në ShBA.

 “Njerëzit e zi kontrollohen nga emocionet përmes mediave. Media vendos muzikantë, artistë, të famshëm, aktorë në gjendje të jenë fytyra e garës, që në të vërtetë nuk kanë ndonjë fuqi dhe me të vërtetë po punojnë vetëm për të bardhët… Kështu që më lejoni ta them këtë: Unë jam themeluesi i njëorganizate 4 miliardë dollarëshe, një nga markat më të kërkuara nga Google në planet, dhe nuk do të lejojë të më tregose për kë do të votoj për shkak të ngjyrës sime. Unë jam përfundimisht duke votuar këtë herë. Dhe e dini se për kë po votoj. ” (Nëse nuk e dini, Kanye West nuk ka votuar në zgjedhjet e vitit 2016.)

Kujtojmë poashtu që Kanye në disa rast është treguar hapur përkahës i Donald Trump.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat