Bora Zemani flet për izolimin nga Covid-19

Mediale Vip

Bora Zemani flet për izolimin nga Covid-19

Më: 16 prill 2020 Në ora: 00:56
Bora Zemani

Bora realizoi intervistë në mënyrë virtuale.

Tashmë mjaft aktive në rrjetet sociale, por Bora në fillim të izolimit nuk ishte kështu. Si të gjithë, edhe moderatoren e njohur të ekranit e kapi një ndjesi pasigurie për shkak të situatës, jo nga mbyllja në shtëpi, shkëputja nga puna apo nga aktiviteti i përditshëm, por më shumë për paqartësinë dhe pasigurinë që përjetuam të gjithë. Megjithatë, kaluan javët dhe “frenat” i mori sërish në dorë…

E ftuar te “Rudina”, në Tv Klan, në një lidhje me Skype, Bora tregoi se si i kalon ditët e karantinës me Arborin dhe lojërat që vazhdimisht poston me të edhe në rrjetet sociale.

Përtej vështirëve, shtuar edhe mungesën e së ëmës, e cila mbeti në Amerikë sapo nisi karantina, Bora tha se kjo periudhë i ka shërbyer për të qëndruar më afër familjes.

Ndonëse në fillim mendonte se do ta shfrytëzonte në maksimum këtë periudhë për t’iu përkushtuar pasioneve dhe hobeve, siç është edhe leximi, në fakt nuk ka ndodhur plotësisht kështu:

Në fakt, kam lexuar, por jo më shumë se në periudhën tjetër, përpara karantinës. Mendova se me këtë izolimin do i lexoja dhe do rehatohesha në lexim, por nuk ka ndodhur kështu… Ndoshta sepse fillimet e izolimit i kam përjetuar pak keq me thënë të drejtën. Jo për mbylljen në shtëpi apo mungesën e punës apo nëpër aktiviteteve të përditshme që kisha, por për paqartësinë që kishim të gjithë. Dhe nuk përqëndrohesha dot nëpër lexime librash, me shumë më ikte koha duke marrë informacione lajmesh, po dale të lexoj çfarë po ndodh me situatën…

Image

Neve vetë na duket sikur e kemi kaluar atë sikletin më të madh, sikur jemi mësuar tani pas një muaji të izoluar, por ato fillimet ishin vërtet të vështira. Ndoshta mua apo disa njerëzve të tjerë nuk na takon të themi që e kemi vuajtur izolimin, më tepër e kemi shijuar qëndrimin afër njerëzve tanë. Megjithatë, ankthi ka qenë shumë i madh. Në fillim, duke parë se çfarë ndodhte në shtetet e tjera, kishim frikën e madhe, obobo çfarë do ndodhë dhe me ne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat