Pas ndarjes nga Angelina, Brad Pitt paska përfunduar për 18 muaj tek “Alkolistët anonimë“!!

Mediale Vip

Pas ndarjes nga Angelina, Brad Pitt paska përfunduar për 18 muaj tek “Alkolistët anonimë“!!

Më: 16 prill 2020 Në ora: 13:19
Angelina, Brad Pitt

Brad Pitt kaloi një vit e gjysmë tek “Alkolistët Anonimë“ pas ndarjes së hidhur nga Angelina Jolie në 2016-tën. Ishte thënë më parë se disa probleme të aktorit të famshëm hollivudian me pijen qene kthyer në shkakun e ndarjes së tyre, ndonëse publikisht këtë nuk e ka pranuar asnjëri prej të dyve.

Aktori tani është I vendosur të qëndrojë “ esëll“, ndërsa rrëfen se “Alkolistët Anonimë “e ndihmuan të nxirrtë nga vetja anën e tij më të keqe, duke u kthyer në fund në një lloj clirimi për të.

Grupi përbëhej vetëm nga meshkuj, ndërsa e gjithë eksperienca I kishte sjellë një lloj lirie për ti shprehur lirshëm e për të mos u ndjerë I gjykuar. “E vërteta është se ne të gjithë mbajmë në vetvete dhimbje, mjerim e humbje;  kalojmë një pjesë të madhe të kohësh duke u përpjekura t`I fshehim, por ato janë aty, janë brenda nesh“, ishte komenti I aktorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat