Rihanna me kujdes të shtuar ndaj babait me Covid-19

Mediale Vip

Rihanna me kujdes të shtuar ndaj babait me Covid-19

Më: 16 prill 2020 Në ora: 13:24
Rihanna dhe i ati

Babai i saj e ka falënderuar publikisht këngëtaren Rihanna.

Babai i këngëtares, Rihanna, Rolant Fenty, u diagnostikua me koronavirus, shkruajnë mediat e huaja.

Mirëpo falë ndihmës mjekësore dhe kujdesit të shtuar të së bijës ai e ka kaluar këtë sfidë dhe thuhet se tani është shëndosh e mirë.

Lidhur me këtë ai ka folur gjatë një interviste për The Sun aty ku edhe thurri lavdata për vajzën e tij, këngëtaren Rihanna, e cila tha se është kujdesur jashtëzakonisht shumë për të derisa ndodhej në një gjendje jo të mirë shëndetësore shkak i Covid-19.

“Vajza ime Robyn, interesohej çdo ditë,” tha ai për The Sun. “Mendoja se do vdisja, të tregohem i sinqertë. Duhet t’i them se e dua shumë. Ka bërë kaq shumë për mua. I vlerësoj të gjitha.” Sipas tij, Rihanna i dërgoi një ventilator në shtëpi dhe “i dha më shumë se ç’i duhej” për të luftuar sëmundjen që e trembi për vdekje.

“Kisha temperaturë në hundë. Kisha temperaturë në buzë. Temperaturë gjithandej,” tha Fenty. “Mendova më të keqen. Mendova se do vdisja.”
Pas dy javëve izolim në Paragon Isolation Center, Fenty u shërua nga virusi. Tani ndodhet në shtëpinë e ti në St. James. “Qëndroni në shtëpi. Situata është serioze,” tha ai.

Kujtojmë se Rihanna ka treguar zemërgjerësinë e saj edhe në forma të tjera.

Ajo ka dhënë kontribut në vlerë prej 5 milionë dollarë për fondacionin e saj Clara Lionel Foundation. Bashkë me Jay-Z, dhuruan nga një milion secili për të prekurit në Los Angeles dhe New York. Këngëtarja dhe CEO i Tëitter, Jack Dorsey, po bashkëpunojnë për të ndihmuar viktimat e dhunës në familje që mund të gjenden në rrethana të vështira gjatë pandemisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat