Mëmësia në karantinë sipas artistes së njohur

Mediale Vip

Mëmësia në karantinë sipas artistes së njohur

Më: 16 prill 2020 Në ora: 13:36
Cameron Diaz

Cameron Diaz si rrallëherë ndan detaje nga jeta e saj.

Cameron Diaz është një nga personazhet e njohur që preferon ta mbajë larg vëmendjes mediatike jetën private, megjithëse si rrallëherë ndau së fundmi disa detaje, shkruajnë mediat e huaja.

Këtë e bëri nëpërmjet një videoje live në Instagram, së bashku me CEO e Who What Wear, Katherine Power.

Cameron Diaz foli për mëmësinë dhe periudhën e karantinimit.

Në fillim të janarit, Diaz dhe partneri i saj Benji Madden, njoftuan e kishte ardhur në jetë vajza e tyre, Raddix. Për Who What Wear, aktorja tha: “Jam kaq e lumtur dhe është gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë. Jam me fat që kam Benji-n dhe thjesht po përjetojmë momentet më të bukura. Jam thjesht e emocionuar”, u shpreh ajo duke shtuar:  “Këto kohë jeta ime ka qenë plotësisht e qetë. Por nuk kam pasur mundësi të takohem me miqtë. Nuk takoj askënd. Por është këndshëm. Ësht si një flluskë. Më pëlqen të jem në shtëpi bashkë me bashkëshortin dhe të gatuaj. Por nga ana tjetër është edhe e çuditshme që s’mund të dalësh”, ka përfunduar Diaz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat