E izoluar në Zelandë të Re, Vesa Luma: Më mungoni të gjithë

Mediale Vip

E izoluar në Zelandë të Re, Vesa Luma: Më mungoni të gjithë

Më: 16 prill 2020 Në ora: 17:33
Vesa Luma

Vesa Luma ka mall për të gjithë, pasi po qëndron e izoluar larg trojeve shqiptare.

Vesa Luma tash e një kohë po jeton bashkë me partnerin e saj, Big Basta dhe djalin Lianin.

Këngëtarja këto ditë po i kalon pranë më të dashurve të saj, por po i mungojnë familja e miqtë që i ka në Kosovë e Shqipëri.

“Më mungoni të gjithë”, ka shkruar Vesa sipër fotografisë, që e ndau me ndjekësit e shumtë në Instagram.

Për ndryshe, Vesa Luma tash e një kohë nuk është aktive me këngë të reja, por po angazhohet me punë në Zelandë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat