Katedralja e zbrazur mirёpo Andrea Bocelli theu rekord me shikueshmёri

Mediale Vip

Katedralja e zbrazur mirёpo Andrea Bocelli theu rekord me shikueshmёri

Më: 16 prill 2020 Në ora: 18:08
Andrea Bocelli

Andrea Bocelli ka thyer rekord pasi koncerti i tij “Music for hope” u bë ngjarja më e madhe klasike e transmetuar drejtpërdrejt nga të gjitha kohërat me 35 milionë shikime.

Koncerti magjepsës i Andrea Bocellit, “Music For Hope” nga katetralja e zbrazur Duomo di Milano ka thyer rekordet botërore, shkruan DailyMail.

Performanca e së dielës e këngëtarit të operas,  me rastin e Pashkëve, është bërë ngjarja më e madhe muzikore klasike e të gjitha kohërave, me një shifër prej 35 milionë personash që e shikuan koncertin 30-minutësh.

Ngjarja historike arriti mbi 2.8 milionë shikues në kohë reale, duke e bërë atë një nga shfaqjet më të mëdha muzikore të transmetimit të drejtpërdrejtë të të gjitha kohërave dhe audiencës më të madhe të njëkohshme për një transmetim klasik live në historinë e YouTube.

Videoja mori më shumë se 28 milionë shikime nga e gjithë bota në 24 orët e saj të para.

Performanca e jashtëzakonshme e Bocellit ka qenë e transmetuar në më shumë se 100 vende të botës, dhe vazhdon të jetë trend global në YouTube dhe platformat e rrjeteve sociale.

Shifrat mahnitëse e bëjnë atë ngjarjen më të madhe muzikore klasike të drejtuar nga të gjitha kohërat, pasi miliona njerëz e shikuan nga distanca në të gjithë botën.

Bocelli tha se është i kënaqur që ka marrë një reagim aq të madh ky koncert dhe që shkoi përtej pritjeve të tij.

“Për një artist, ngjarja është arsyeja e sakrificave të një jete të tërë; për një besimtar dhe një katolik siç jam unë, ishte konfirmim i mëtejshëm i buzëqeshjes dashamirëse me të cilën Ati Qiellor i shikon fëmijët e tij”, tha ai.

Këngëtari i operas tha se ishte nder dhe privilegj për të që dha zërin e tij për lutjet e miliona njrëzve.

Koncerti i Bocellit synonte të dërgonte ‘dashuri, shërim dhe shpresë’ në Itali mes krizës së koronavirusit.

Shikuesit e 61-vjeçarit në të gjithë botën shpërthyen në lot ndërsa e shikonin atë të performonte nga Duomo di Milano e zbrazët. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat