Rita Ora fton të gjithë në koncertin që mbahet për t’i falënderuar mjekët për luftën ndaj COVID-19

Mediale Vip

Rita Ora fton të gjithë në koncertin që mbahet për t’i falënderuar mjekët për luftën ndaj COVID-19

Më: 16 prill 2020 Në ora: 19:39
Rita Ora

Rita Ora ka një mesazh për të gjithë.

Rita Ora dhe shumë artistë të tjerë, gjatë kësaj periudhe po iu bashkohen iniciativave të ndryshme nga shtëpia.

Së fundi, Global Citizen dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, organizojnë koncert me emrat më të njohur të industrisë së muzikës.

Mes tyre është edhe këngëtarja Rita Ora, e cila bashkë me kolegët këndon nga shtëpia me një mision.

Qëllimi i koncertit është t’i falënderojnë punëtorët e kujdesit shëndetësor për punën gjatë pandemisë dhe njëkohësisht të mblidhen fonde për ta tejkaluar këtë krizë.

“Këtë të shtunë nga 7 pasdite BST !!!  Mezi pres t’iu bashkohem @glblctzn dhe @ WHo për “Një botë: Bashkë në shtëpi   Bashkohu me mua për të falënderuar punëtorët e mrekullueshëm të kujdesit shëndetësor që luftojnë # COVID19 në vijat e fornitit në të gjithë botën !!”, ka shkruar Rita.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat