Kylie ua mbyll gojën ndjekësve që komentojnë peshën e saj

Mediale Vip

Kylie ua mbyll gojën ndjekësve që komentojnë peshën e saj

Më: 17 prill 2020 Në ora: 07:58
Kylie Jenner

Kylie Jenner, 22 vjeçe, ishte sërish pre e kritikave të mërkurën, kur ndjekësit u përpoqën të fyenin trupin e saj pas lindjes së vajzës, shkruan DailyMail.

Një llogari e fansave të saj në Instagram, publikoi një fotografi tërheqëse të Jenner nga viti 2017 dhe bëri që një komentues të shkruajë “trupi i saj ishte më e dobët, ishte më e mirë”.

“Unë linda një fëmijë”, u përgjigj Jenner, e cila mirëpriti vajzën e saj dy vjeçare Stormi në vitin 2018.

Fotografia që ngjalli debate mbi figurën e Kyliet, është marrë gjatë një paraqitjeje në tapetin e kuq për hapjen madhështore të një dyqani në Las Vegas, Nevada.

Në foto, Jenner zeshkane dukej dukshëm më e hollë, ndërsa fansat thanë se trupin e saj e pëlqenin më shumë në atë formë.

Pronarja e “Kylie Cosmetics” ka vajzën Stormi me reperin Travis Scott, me të cilin kohën e fundit thuhet se janë ribashkuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat