“Mos iu nënshtroni monotonisë djallëzore të karantinës”- Johnny Depp hap për herë të parë Instagram dhe jep mesazhin

Mediale Vip

“Mos iu nënshtroni monotonisë djallëzore të karantinës”- Johnny Depp hap për herë të parë Instagram dhe jep mesazhin

Më: 19 prill 2020 Në ora: 06:59
Johnny Depp

Johnny Depp iu është bashkuar Instagram. Kjo është hera e parë që aktori 56-vjeçar ka bashkëvepruar me fansat në mediat sociale ku ka mbi 2.9 milion ndjekës.

Postimi i parë i tij ishte një foto ku qëndron i ulur në divan pranë një tryeze të mbushur me qirinj të ndezur.

“Përshëndetje të gjithëve … po filmoj diçka për ju tani,”- shkroi ai.

Më pas publikoi një video 8 minutëshe ku falenderoi fansat e tij për mbështetjen në betejën ligjore ndaj ish bashkëshortes Ambes Heard, si edhe u dërgoi mesazhe sensibilizuese për koronavirusin.

“Unë nuk kam ndjerë ndonjëherë ndonjë arsye të veçantë për t’iu bashkuar mediave sociale deri më tani,”- filloi Depp.

Ndërsa shtoi: “Kërcënimi i këtij armiku të padukshëm ka shkaktuar tragjedi të paimagjuneshme dhe dëme në jetën e njerëzve. Ata po sëmuren dhe janë pa kujdes. Njerëzit sëmuren dhe luftojnë për të marrë frymën. Njerëzit po vdesin me ritme të larta të frikshme. Për momentin na duket sikur të dyja duart tona janë të lidhura dhe në një farë mase janë por mendjet dhe zemrat tona nuk janë të lidhura me zinxhirë.”

Aktori u tha ndjekësve që është koha të kujdesen për njëri-tjetrin gjatë kësaj pandemia globale.

“Ne duhet ta shfrytëzojmë sa më mirë këtë duke qenë pranë atyre që duam pavarësisht rrethanave të rënda. Ne nuk mund dhe nuk duhet t’i nënshtrohemi mbylljes dhe monotonisë djallëzore të karantinës. Kjo periudhë izolimi mund të përdoret për të mësuar shumë,”- u shpreh ai.

Ndërsa më pas Depp u shpreh: “Krijoni diçka nga e cila do të përfitoni sot vetë dhe të tjerët nesër. Bëni gjithçka që mendoni se mund të jetë e dobishme për ti ndriçuar ditën dikujt. Vizatoni, lexoni, pikturoni, mendoni, mësoni, bëni një film në telefonin tuaj, bjerini një instrumenti nëse luani, nëse jo atëherë mësojeni. Mos harroni sot është sot dhe kjo është kjo. Nuk do të ketë asnjë rimbursim nesër për humbjen e sotme. E tanishmja nuk do të kthehet.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat