Jessie J mahnit fansat gjatë koncertit virtual “One World: Together At Home”

Mediale Vip

Jessie J mahnit fansat gjatë koncertit virtual “One World: Together At Home”

Më: 19 prill 2020 Në ora: 23:38
Jessie J

Këngëtarja Jessie J ka mahnitur fansat e saj përmes performacës në koncertin “One World: Together At Home”, i organizuar nga Lady Gaga.

32-vjeçarja ishte një nga shumë yjet që mori pjesë në koncertin tetë orësh, i cili i organizua për të grumbulluar fonde kundër përhapjes së COVID-19, shkruan Daily Mail.

Gjatë perfomimit të disa prej këngëve të saj, me hitin “Bang Bang” shume prej fansave u mahnitën nga interpretimi.

Lady Gaga, e cila organizoi shfaqjen tetorëshe, bashkoi disa nga emrat më të mëdhenj për të performuar në internet për koncertin botëror, i cili i mbështeti punonjësit e kujdesit shëndetësor duke luftuar me pandeminë coronavirus.

Beyonce, Ellie Goulding dhe Paul McCartney ishin vetëm disa nga muzikantët që përpos performancës dërguan edhe mesazhe sensibilizuese. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat