Detaje më të hollësishme lidhur me koncertin e Sabri Fejzullahut në kryeqytet

Mediale Vip

Detaje më të hollësishme lidhur me koncertin e Sabri Fejzullahut në kryeqytet

Më: 20 prill 2020 Në ora: 19:35
Sabri Fejzullahu dhe Shpend Ahmeti

Komuna e Prishtinës ka organizuar një koncert për qytetarët e saj.

Gjatë ditës së sotme kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, njoftoi qytetarët për një bashkëpunim me Sabri Fejzullahun.

Por fillimisht nuk u dhanë detaje më të hollësishme për këtë gjë, tani në një lidhje direkte me RTK-në, Dj Gamble, bëri të ditur se koncerti do të mbahet më 25 prill në sheshin e kryeqytetit.

Ku Sabri Fejzullahu së bashku me pianistin Fatjon Miftari do dhurojnë një performancë për kryeqytetasit dhe me anë të platformave digjitale peformancën mund ta përcjellin gjithë qytetarët në kohë reale, koha e mbajtjes së koncertit nuk është definuar ende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat