Justin Biber publikon fotografi nga vetizolimi, argëton veten përmes lojërave

Mediale Vip

Justin Biber publikon fotografi nga vetizolimi, argëton veten përmes lojërave

Më: 21 prill 2020 Në ora: 17:55
Justin Biber

Justin Bieber si duket ka qenë në humor të mirë, pasi publikoi disa imazhe të vetës në rrjetet sociale.

26-vjeçari ndau disa fotografi të tij duke luajtur me daulle, duke praktikuar aftësitë në lojën hokej dhe madje ka luajtur disa lojëra me vëllanë e tij të vogël, Jaxon, shkruan Daily Mail.

Një tjetër grup i dy fotografive, tregoi se Bieber ishte duke kërcyer në ajër, duke zbuluar logon e Drew House nga kompania e tij e veshjeve në pantallona të shkurtra.

Fotot e Justin dhe Hailey vijnë vetëm disa ditë, pasi kjo e fundit uroi motrën e saj, Alaia, duke njoftuar se është shtatzënë, ndërsa njëkohësisht duke zbuluar sekuenca të muzikës së re nga burri i saj.

Biber nuk la anash për të komentuar edhe albumin e ri, ku sipas tij, është duke u dëgjuar në masë të madhe në këtë kohë të vetizolimit.

Bieber sapo ka publikuar albumin e tij të radhës, i cili supozohej të kishte një turne mbarëbotëror më vonë.

Ky turne u planifikua të fillojë në 14 maj në CenturyLink Field në Seattle, por përfundimisht u shty për shkak të shpërthimit të coronavirusit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat