Lady Gaga zbulon këngët e albumit të ri“Chromatica”, duet me E. John & A. Grande

Mediale Vip

Lady Gaga zbulon këngët e albumit të ri“Chromatica”, duet me E. John & A. Grande

Më: 23 prill 2020 Në ora: 15:29
Lady Gaga

Lady Gaga ka publikuar listën e këngëve të albumit më të ri, që pritet të publikohet këtë vit. Këngëtarja ende nuk ka përcaktuar një datë për shkak të pandemisë, por ajo do të jetë në duet me emra të mëdhenj të muzikës si Elton John dhe Ariana Grande.

Nga grupi popullor K-Pop Blackpink deri tek Elton John dhe Ariana Grande. Këto janë disa nga bashkëpunimet në "Chromatica", albumi i ri i këngëtares Lady Gaga. Ylli i muzikës pop zbuloi edhe listën e krijimeve: gjashtëmbëdhjetë këngë duke përfshirë edhe singlin kryesor " Stupid love". Ndërsa Elton John interpreton në këngën "Sine From Above", Ariana Grande në duet me Lady Gaga në "Rain On Me" dhe Blackpinks në "Sour Candy".

Albumi, i gjashti në studion e yllit muzikor ishte parashikuar të publikohej më 10 prill, por për shkak të pandemisë ende nuk është përcaktuar një datë e re.

"Do të njoftoj së shpejti për datën e re të publikimit të albumit brenda 2020.  Ky është një moment frenetik dhe i frikshëm për të gjithë ne," shkroi këngëtarja në rrjetet sociale.

Dhe në emër të artit fundjavën e kaluar, Lady Gaga ishte drejtoreshë krijuese dhe kuratorja e transmetimit live të “Një botë, së bashku në shtëpi”, transmetuar në dhjetëra rrjete në të gjithë botën.

Të ardhurat e mbledhura iu dhuruan “Global Citizen” për të mbështetur Organizatën Botërore të Shëndetit në luftën ndaj COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat