‘Fat të jem pa burrë’, Erjona Sulejmani heq dorë nga fotot nudo dhe nga meshkujt

Mediale Vip

‘Fat të jem pa burrë’, Erjona Sulejmani heq dorë nga fotot nudo dhe nga meshkujt

Më: 23 prill 2020 Në ora: 16:58
Erjona Sulejmani

Ish-gruaja e futbollistit, Blerim Xhemaili, Erjona Sulejmani është shprehur se karantinën po e kalon në një ishull në Spanjë, ku po jeton me djalin dhe të ëmën.

Ajo ka treguar se tashmë ka dëshirë të nisë një fëmijë të dytë, edhe pa nevojën e një partneri përkrah.

“Sigurisht një mashkull është një pjesë e rëndësishme për një femër, por mund tja dalë edhe vetëm një femër. Kështu që më mirë me ndejt vetëm. E kam edhe një ide me lind një fëmijë të dytë, edhe vetëm, pse jo,”– është shprehur Erjona Sulejmani.

Image

Gjithashtu modelja ka theksuar se fotot nudo janë të së shkuarës, dhe tashmë ka hequr dorë.

“Me ka ardhë disa herë propozimi të pozoj nudo, por kam thënë jo, sepse një nudo për mua është tepër tani që jam me fëmijë…. Jeta nuk është vetëm qëjf, është edhe moral. Unë kam edhe moral, kam familje. Puna është punë. Unë jam serioze dhe du seriozitet. Mund të tregohem e rreptë në një marrëdhënie,”– janë fjalët e Erjona Sulejmanit për programin 'Ftesë në pesë'.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat