“Plasi sherri në shtëpi”, Rudina Dembacaj rrëfen zënkën me Mark Frrokun

Mediale Vip

“Plasi sherri në shtëpi”, Rudina Dembacaj rrëfen zënkën me Mark Frrokun

Më: 25 prill 2020 Në ora: 06:22
Mark Frroku, Rudina Dembacaj

Rudina Dembacaj e nisi vitin 2020 duke rrëfyer publikisht historinë e dashurinë me Mark Frrokun, por si çdo çift, edhe ata kanë zënka.

Periudha e karantinës ka ndikuar tek të gjithë familjet, prandaj aktorja dhe moderatorja rrëfeu se si televizori u bë shkak i sherrit.

Në një intervistë për emisionin “Rudina”, Dembacaj tha:

“Plasi një sherr i paparë për televizorin sepse Marku po shikonte një serial, unë nuk e kisha ndjekur dot serialin…plasi një super sherr: jo po televizori im, televizori jot, sikur nuk kemi televizor tjetër në shtëpi.

Po për hir të së vërtetës nuk do na kishte qëlluar që të kalonim kaq shumë kohë së bashku, bashkë dhe me fëmijët dhe na ka ndikuar shumë shumë mirë. Familja e Markut dhe unë jemi të dyja shumë të përshtatura, kemi të njëjtën gjuhë dhe të njëjtin humor”.

Ndërkohë, karantinën po e kalon në rreth të madh, me Markun, fëmijët, prindërit dhe mbesën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat