U bullizua në shkollë se kishte emrin Corona, aktori Tom Hanks i dërgon letër djalit 8 vjeçar. I bën edhe dhuratën e veçantë

Mediale Vip

U bullizua në shkollë se kishte emrin Corona, aktori Tom Hanks i dërgon letër djalit 8 vjeçar. I bën edhe dhuratën e veçantë

Më: 25 prill 2020 Në ora: 08:18
Tom Hanks

Aktori amerikan Tom Hanks i ka dërguar një letër dhe makinë shkrimi të markës Corona një djali australian që u bullizua për shkak të emrit të tij.

8 vjeçari Corona De Vries i shkroi një letër aktorit dhe bashkëshortes së tij Rita Wilson pasi u infektuan me virusin në Queensland.

“Kam dëgjuar në lajme që ju dhe gruaja jote jeni infektuar me koronavirus,”- shkroi djali. “A jeni mirë?”

Vogëlushi shtoi se e donte shumë emrin e tij, por në shkollë e thërrisnin “koronavirus”.

“Trishtohem dhe zemërohem kur njerëzisht në quajnë ashtu,”– shtoi ai.

Si përgjigje, Hanks iu përgjigj me një letër ku i shkroi: “I dashur Corona. Letra juaj na bëri të ndihemi mirë, mua dhe bashkëshorten time. Faleminderit që jeni një mik kaq i mirë. Janë miqtë që të bëjnë të ndihesh mirë.”

Hanks dhe Wilson janë rikthyer në SHBA pasi kaluan rreth tre javë duke u shëruar nga virusi në Gold Coast në mars.

“Ju jeni i vetmi person që kam njohur ndonjëherë me emrin Corona, si unaza rreth diellit, një kurorë,”- shkroi aktori.

Gjithashtu i dërgoi një makinë shkrimi të markës Corona, të cilën e kishte përdorur gjatë karantinës së tij në qytet.

“Mendova se kjo makinë shkrimi do jetë e mirë për ty. E mora në Gold Coast dhe tani e ktheva sërish mbrasht, tek ti. Pyesni një të rritur si funksionon. Dhe përdore për të më shkruar përsëri,”- shkroi Hanks.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat