Dorina Mema: I kam premtuar vajzës, asnjë mashkull nuk do shkel në shtëpi deri sa të bëhet 20-vjeçe

Mediale Vip

Dorina Mema: I kam premtuar vajzës, asnjë mashkull nuk do shkel në shtëpi deri sa të bëhet 20-vjeçe

Më: 27 prill 2020 Në ora: 07:26
Dorina Mema

Së fundmi sportistja e fitnesit Dorina Mema ka qenë e ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit” në TV Ora ku gjatë intervistës ka treguar se pse ajo nuk martohet.

Dhe një nga arsyet që ajo dha ishte premtimi që i kishte bërë vajzës së saj Irsit se në shtëpinë e saj nuk do të hyj asnjë mashkull në shtëpi deri sa të bëhet ajo 20 vjeçe. Ndërkohë më tej ajo ka thënë se asnjë mashkull nuk ja vlen të dashurohet.

Rudina Dembacaj: Pse nuk po martohesh më Dorina?

Dorina Mema: Është një premtim që ia kam bërë Irsit dhe derisa të shkojë 20 vjeç unë do jem për të. Dashurinë me mashkullin unë nuk e quaj si dashuri jete, të sakrifikosh për dashurinë e madhe kjo ishte, ishte Irsi, është dashuria më e madhe e shpirtit dhe jetës sime. Ajo që më luan fluturat në stomak, nuk është mashkulli, është Irsi.

Nuk dua asnjë mashkull në shtëpi ku jam unë dhe Irsi. Kur ajo të dashurohet, të fejohet, të vazhdoje jetën e saj, unë atëhere do vazhdoj, jam e re.

Minuta e 29-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat