Schwarzenegger bën thirrje të qëndroni të sigurt derisa të kalojë kjo situatë

Mediale Vip

Schwarzenegger bën thirrje të qëndroni të sigurt derisa të kalojë kjo situatë

Më: 30 prill 2020 Në ora: 19:53
Arnold Schwarzenegger

Arnold Schwarzenegger ka një thirrje për të gjithë.

Arnold Schwarzenegger gjatë kësaj periudhe të pandemisë, disa herë me radhë e ka treguar anën e tij humane.

Aktori, së fundi publikoi fotografi, ku shfaqet duke u shëtitur rrugëve të zbrazëta, ndërsa shpreson që së shpejti të kalojë kjo situatë.

Arnold kishte vendosur një maskë në fytyrë, e të cilat tha se janë në shitje, me paratë e të cilave do të ushqehen familjet në nevojë.

“Pa trafik, unë isha në gjendje të shëtitesha me biçikletën time rreth gjithë qytetit. Ne do të kthehemi, por deri sa ta bëjmë, ju lutemi qëndroni të sigurt. Nëse dëshironi të përputheni me maskën time dhe dëshironi të ndihmoni @afterschoolallstars të marrin ushqim për familjet, klikoni në lidhjen në bion time”, ka shkruar Schwarzenegger.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat