U tha se janë ndanë, Kylie Jenner me urim të veçantë për Travis Scott

Mediale Vip

U tha se janë ndanë, Kylie Jenner me urim të veçantë për Travis Scott

Më: 30 prill 2020 Në ora: 21:35
Kylie, Travis

Travis Scott feston ditëlindjen.

Lidhja e Kylie Jenner dhe Travis Scott ka qenë shumë e komentuar në shtypin rozë.

Dyshja tash e sa muaj thuhet se kanë ndarë rrugët, por nuk janë të pakta pretendimet se ata janë bashkë.

Travisi sot feston ditëlindjen, e me këtë rast nuk mungoi edhe urimi i Kyliet për të, madje ai ishte shumë i veçantë

Ylli televiziv fillimisht publikoi një fotografi, të ndarë nga seti fotografik bashkë me Travisin, e me atë imazh e uron atë.

“Urime ditëlindjen Travis Scott. Prindërit e Stormit!!!”, ka shkruar ajo.

Ajo ndau me ndjekësit edhe disa video e fotografi bashkë me Travisin e vajzën Stormi, ndërsa i bëri dedikim emocionues atij.

“DADA  Gëzuar ditëlindjen për babain e vitit! Unë ngadalë por me siguri filloj të pranoj faktin se Stormi është vajza e babit.  por çfarëdo, ne kemi gjysmën e madhështisë.  foshnja më e bukur, e zgjuar, e dashur dhe qesharake. dhurata më e mirë. ok po qaj, të dua përgjithmonë! @travisscott”, shkruan Kylie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat